Telegrafi

Super gol nga Mërgim Vojvoda (Video)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda është rikthyer në Belgjikë tek skuadra e tij Mouscron.

Kësisoj talenti kosovar ka arritur të shënoj edhe një gol tejet të bukur në elitën e futbollit belg.

Vojvoda si gjithnjë ishte titullar për skuadrën e tij Mouscron që u ndesh në udhëtim tek Kortjik.

Drenicasi shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 37-të falë një goditje të fuqishme.

Por në fund skuadra e tij pësoi humbje minimale me rezultat 2-1.

Kjo ishte ndeshja e parë e play offit në Belgjikë, ndërsa Mouscron synon një vend që i dërgon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/