Mesfushori kosovar, Fanol Perdedaj ka arritur ta shënoi edhe një gol tjetër në Bundesliga 2.
Anëtari i skuadrës gjermane FSV Frankfurt, e ka nisur si gjithnjë nga minuta e parë ndeshjen me ekipin e tij në udhëtim te Heindheim.
Frankfurt ishte duke udhëhequr 1-0 nga pjesa e parë, ndërsa Perdedaj realizoi golin e dytë për 2-0.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës u largua nga loja disa minuta para fundit, ndërsa ekipi i tij nuk e arriti fitoren pasi në fund ndeshja u mbyll 2-2.
Besar Halimi është kthyer nga një grip dhe qëndroi në bankën rezervë ashtu si edhe Edmond Kapllani për Frankfurtin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=h6P31HHTZAo