Telegrafi

Super formacioni i Lampardit te Chelsea me gjashtë transferime – a mund të fitojnë blutë Ligën Premier?

Frank Lampard tashmë ka filluar të bëjë një revolucion te Chelsea, pasi ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi dhe Timo Wernerin prej Rasenball Sport Leipzig.

Por, trajneri anglez nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi nën shënjestër ka edhe katër transferime të tjera.

Lampard e mori drejtimin e Chelseat në verën e kaluar, atëherë kur nuk kishte të drejtë të transferonte lojtarë shkaku i dënimit nga UEFA për regjistrim të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Hakim Ziyech (Foto: FC Chelsea/Twitter)

Mirëpo, kjo verë duket se do të jetë e destinuar vetëm për skuadrën londineze, që tani po tenton të transferojë Ben Chilwellin nga Leicesteri, Andre Onanan nga Ajaxi, Thieago Silvan si transferim i lirë prej Paris Saint-Germain dhe Kai Havertzin prej Bayer Leverkusenit.

Sippas asaj që raportojnë mediat në Angli, Chilwell i ka përfunduar testet mjekësore te The Blues, ndërsa mbetet vetëm akordi mes të dyja klubeve.

Në anën tjerët, Havertz është pajtuar që të kalojë në Stamford Bridge, por Leverkusen kërkon 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Silva po kërkon kontratë dyvjeçare, mirëpo Chelsea nuk i ofron më shumë se një, e akordi mund të arrihet me mundësi vazhdimi edhe për një vit në rast të paraqitjes së mirë. /Telegrafi/