Telegrafi

Super filmi aksion “The Marksman” me aktorin Liam Neeson, nga sot nis të shfaqet në Cineplexx

Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Neeson rikthehet me një super-film të ri, The Marksman, i cili fillon të shfaqet nga sot në Cineplexx.

Liam Neeson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës.

Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Neeson, Kathryn Winnick dhe Theresa Luiz, flet për një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në ShBA.

Përveç këtij filmi, si premiere këtë javë vjen edhe komedia e re e aktores Drew Barrymore, The Stand In, me regji nga Jamie Babbit.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në të dy platformat, në iOS dhe në PlayStore.

Më shumë informata rreth filmit The Marksman, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.