Roma ka bërë një hap të madh drejt kalimit në rrethin tjetër në Ligën së Evropës.
Skuadra italiane ka arritur një fitore bindëse te Villareal duke e mposhtur me rezultat të thellë 0-4.
Villareal llogaritej si favorite në letër dhe e nisi ndeshjen me disa sulme ndaj portës së Romës.
Mirëpo ‘Giallorosët’ pas 15 minutave të parë morën nën kontroll lojën dhe filluan të sulmojnë.
E goli i parë për kryeqytetasit italian erdhi pasi kaluan gjysmë ore lojë.
Një aksion mirë i ndërtuar nga mysafirët, bëri që mbrojtësi i majtë, Emerson Palmieri të shënoi një super gol.
Braziliani realizoi nga një distancë rreth 20 metrave me një goditje të fortë.
Me epërsinë 0-1 të Romës përfunduan 45 minutat e parë në ‘Estadio de la Ceramica’.
Edhe në pjesën e dytë Roma luajti më mirë dhe arriti të shënoi edhe një gol.
Inkuadrimi i Mohamed Salah në lojë e ndryshoi për të mirë lojën e Romës.
Ishte pikërisht egjiptiani që pas tre minutave asistoi bukur tek Edin Dzeko i cili shënoi për 2-0 nga afërsia.
11 minuta para fundit të ndeshjes, Edin Dzeko përsëri bëhet protagonist.
Kësaj radhe boshnjaku u asistua nga braziliani Juan Jesus dhe pasi doli i vetëm përballë portierit vendas e mposhti atë për 0-3.
Por boshnjaku nuk u ndal me kaq, pasi kompletoi het-trikun disa minuta më vonë.
Me tre golat e shënuar sonte, Dzeko është ngritur në krye të golashënuesve në Ligën e Evropës me tetë gola.
Pas kësaj fitore,Roma thuajse ka siguruar fazën tjetër në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GF9fzoOnRaw