Telegrafi

Super dyshja gjermane gjithmonë e më afër Dortmundit

Andre Schurrle dhe Mario Gotze janë gjithmonë e më afër nën kampionit gjerman.

Borussia Dortmund janë afruar transferimit të dy sulmuesve të rrezikshëm gjerman.

Sipas ekspertit të merkatos, italianit Gianluca Di Marzio,  Andre Schurrle dhe Mario Gotze kanë avancuar në bisedimet me skuadrën gjermane.

Lexo po ashtu Rummenige konfirmon bisedimet me Dortmundin për Gotzen

Sulmuesi i Wolfsburgut pritet të përfundojë te milionerët për shifrën e 33 milionë eurove.

Ndërsa, kalimi Mario Gotzes pritet të ndodhnin në ditët e ardhshme, pasi bisedimet me Bayern Munich kanë avancuar shumë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet