Site icon Telegrafi

Super derbi shqiptar në Strugë, në Tetovë Shkëndija pret Voskën

Duke e marrë parasysh se gjysma e ekipeve që garojnë në Ligën e Parë të Maqedonisë, tani më është bërë normale që pothuajse gati në çdo javë të kemi ndeshje derbi dhe duele në mes ekipeve shqiptare, njofton Telegrafi.

Pikërisht Të dielen në program është java e gjashtë, ku kampionët në fuqi FC Struga, do të përballet me FC Shkupin, ndeshje kjo që do të luhet në Strugë. Të dy ekipet në këtë përballje vijnë pas barazimeve në javën e fundit.

Shkupi luajti derbin me Shkëndijën në Çair dhe u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Struga në Manastir po me rezultat të njëjtë 1-1 mbylli ndeshjen me Pelisterin. Andaj në këtë duel dy ekipet do të kërkojnë që të nxjerrin rezultat pozitiv, ndërsa përballja e këtyre dy ekipeve sezonin e kaluar u mbyll me fitore 2-1 të Shkupit, por që Struga atëherë ishte shpallur kampion.

Përballje shqiptare do të ketë edhe në qytetin e Tetovës, ku Shkëndija është nikoqire e Voska Sportit nga Ohri. Sigurisht se në këtë duel kuqezinjtë që janë lider në tabelë janë favorit absolut dhe çdo rezultat tjetër do të jetë befasi. Por kur bëhet fjalë për Voska Sportin, asgjë nuk është e mundur të cilët në javën e parë befasuan Shkupin nikoqir.

Skuadra e Gostivarit në këtë xhiro do të luaj në cilësinë e mysafirit në Kratovë, e që përballë do të ketë ekipin e papërshtatshëm të Sileksit.  Duel interesantë pritet që të luhet në mes dy ekipeve që këtë sezon u inkuadruan në Ligën e Parë, Besa e Dobërdollit është nikoqire e Pelisterit dhe dy ekipet kanë nevojë për tri pikë, për të nisur shkëputjen nga pjesa e poshtme e tabelës.

Në kuadër të javës së gjashtë janë edhe takimet Rabotniçki – Brera dhe Tikveshi – Vardari. Të gjitha duelet luhen të dielën me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version