Site icon Telegrafi

Super Derbi me rekord shikueshmërie në “Super Sfida” (Video)

Super Sfida të dielën arriti një shikueshmëri shumë të lartë, ishte një Super Derbi me politikanet Kryetarin e Mitrovices Agim Bahtiri i cili u shfaq si një showmen i madh që krijoj shumë show, spektakël, dramë dhe emocion dhe e filloj shown duke kënduar bashkë me këngëraten Lumnijen, gjithashtu edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli u shfaq si një showmen dhe tregoi shpirtin e garës duke dhënë maksimumin në të gjitha lojërat vetëm që publikut të i sjellë një shfaqje madhështore dhe relaksuese.

Deputetja Ganimete Musliu garoi me të gjitha forcat në çdo lojë dhe sidomos ishte një situatë komike në lojën ’’Unë jam më i forti’’ për ta rrëzuar buren nga tavolina, Ganimetja kishte humbur kondicionin sapo deshi të dorëzohet nga kjo lojë por sapo bashkëlojtarët e tyre Selimi dhe Liraku filluan të bërtasin ‘Drenica’, atëherë Ganimetja e rikthei forcën dhe vazhdoi garën deri sa e fitoi lojën.

Lirak Çelaj edhe pse pak ka shtuar peshë por u pa talenti i tij sportive në të gjitha lojërat ka bërë një lojë shumë të mirë. Moderatori Enis Ujkani u shfaq kësaj radhe si asnjëherë më parë, gara që u krijua shumë e nxehtë spektakolare bëri që edhe moderatori të bëhej herë me ekipin e Prishtinës, e herë me atë të Mitrovicës duke i motivuar me brohoritje të mëdha, duke iu dhënë instruksione gjatë lojës që normalisht nuk lejohet, por moderatori harroi detyrën e vet pasi që gara ishte e jashtëzakonshme, një spektakël i madh, gjë që emocioni njerëzit e kaploi, shfaqja origjinale e Enisit si moderator argëtues ka bërë që me këtë mënyrë të moderimit ka bërë që të krijojë një simpati të madhe te shikuesit.

Super Sfida mbetet një show që i bashkon familjet para ekranit duke u relaksuar me këtë show, ka arritur të bëhet një show popullor për të gjitha moshat dhe kategoritë dhe kështu mbetet një show si shembull i suksesit për mediat shqiptare që një show me një koncept të mirë mund të arrijë kulmin e shikueshmërisë dhe nuk e kemi të nevojshme që në mediat tona të sjellim një trend duke bërë një emision që duhet të krijojmë situatë skandale për të fituar shikueshmëri. /Telegrafi/

Exit mobile version