Telegrafi

Super Bowl: Baltimore triumfon ndaj San Franciscos

Ravens ishin në avantazh 28-6 në pjesën e dytë, por 49ers shënuan 17 pikë të njëpasnjëshme për të shënuar në rikthim befasues në finalen e zhvilluar në New Orleans.

Avantazhi fillestar i Baltimore u shkri pasi qendërmbrojtësi i 49ers, Colin Kaepernick, gjeti një formë të menjëhershme, duke kompletuar 16 nga 28 pasimet e tij dhe një “touchdown” (përfundime të topit në zonën kundërshtare). Ishte pikërisht Kaepernick ai i cili ngushtoi avantazhin në 31-29, por tentimet e mëvonshme të pasimit ishin të pakompletuara, e që nuk arritën të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Joe Flacco ishte MVP (lojtari më i vlefshëm) i takimit, dhe kompletoi 22 nga 33 pasimet e tij, tre “touchdown” dhe nuk lejoi asnjë “kapje” të pasimeve të tij nga lojtarët kundërshtarë, për të udhëhequr Revens në titullin e parë që nga sezoni 2000. /Telegrafi/