Site icon Telegrafi

Super Bernard Berisha, tjetër gol në kampionatin rus

Bernard Berisha ka vazhduar me formën e tij të mirë në Rusi.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe një gol me skuadrën e tij Anzhi Makhachkala.

Anzhi ishte mysafire tek Krylya dhe Berisha nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë duke un inkuadruar në minutën e 75-të, kur skuadra e tij po humbiste 2-0.

Ishte minuta e 91-të kur mesfushori këmbëshpejtë shënoi për ta ngushtuar rezultatin në 2-1.

Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionatin rus për Bernard Berishën i cili ka kontribuar edhe me tre asistime për ekipin e tij.

Pas kësaj humbje, Anzhi ndodhet në pozitën e shtatë me 12 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version