Telegrafi

Super-Barcelona

Serinë e golave e filloi Seydou Keita (24’), i cili me kokë e mposhti portierin mysafir.

Me një goditje të pandalshme nga gjuajtja e lirë, Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin (29’).

Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, u kujdes Keita, i cili shënoi golin e dytë personal në ndeshje (41’), pas një asisti të Ibrahimovicit.

Në pjesën e dytë, Ibracadabra shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa këtë radhë ishte lojtari nga Mali, Keita, ai që ia ktheu ‘të mirën’.

Në minutën e 78-të vendasit arritën ta shënonin golin e nderit në ndeshje, ndërsa ekzekutues ishte Jorge Lopez.

Kjo mbrëmje nuk mund të kalonte pa një gol të lojtarit më të mirë në botë, Leo Messi, i cili pas disa tentativave, arriti ta mposhtë portierin Carrizo (80’).

Golin e fundit në këtë takim, e shënoi ai që e filli serinë e golave, Seydou Keita, duke kompletuar het-trikun e tij (86’).

Me këtë fitore Barcelona kthehet në krye të tabelës me tri pikë diferencë nga Real Madridi që mban vendin e dytë. /Telegrafi/