Telegrafi

Super asistimi i Bale për Benzeman bëhet viral në internet

Gareth Bale ka bërë një asistimit superior me trinën e jashtme për Karim Benzeman për të hapur rezultatin për Real Madrid kundër Granada.

Real Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Megjithatë, vëmendje të madhe ka fituar edhe një asistimi i bërë në këtë ndeshje nga ylli uellsian, Bale.

30-vjeçari mori topin me të djathtën përpara se të driblonte përpara dhe të lëshonte një asistim të mrekullueshëm me harkore për Benzeman.

Benzema mirëpriti këtë pasim të mrekullueshëm ndërsa gjuajtja e tij përfundoi pas shpinës së portierit kundërshtar për epërsinë 1-0 të Realit.

Tifozët janë grumbulluar në mediat sociale për të lavdëruar uellsianin Bale për asistimin e tij që e kanë cilësuar asistim të “klasit botëror”. /Telegrafi/