Milani ka kaluar në epërsi si mysafir i Napolit në takimin që po luhet në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin dhe kaluan në avantazh pas vetëm 20 minutash lojë.
Ishte Zlatan Ibrahimovic, ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një gol të bukur me kokë.
Sulmuesi suedez pranoi një asistim perfekt nga Theo Hernandez, për të shënuar me kokë në portën e Napolit.
Ky është goli i nëntë në këtë edicion për Ibrahimovicin, që ka edhe një asistim. /Telegrafi/
https://twitter.com/thefootballgoa2/status/1330604868113985536