Humbni tepricën e kilogramëve me shpejtësi të pabesueshme!
Me përdorimin e supës dietale do të jeni të kënaqura me rezultatet pas një jave.
Po ju japim recetën për supën dietale e cila me siguri do t’ju bëhet gjellë e preferuar, transmeton Telegrafi.
Ju nevojiten:
– 6 qepë të madhësisë mesatare,
– disa domate,
– 1 lakër e vogël,
– 2 speca të gjelbër,
– selino,
– 1 kube supe.
Përgatitja:
Pritni perimet në pjesë mesatare, shtoni ujin, kripën dhe piperin sipas shijes.
Zieni perimet në temperaturë të lartë 10 minuta, pastaj ulni temperaturën derisa perimet të bëhen të buta.
Gjatë dietës nuk mund të konsumoni ushqim të shpejtë, sheqer, alkool, pije të gazuara, cilindo ushqim të yndyrshëm apo të tymosur.
Menyja për shtatë ditë:
Dita e parë: Një pjatë supë me cilado pemë, pos bananeve. Mund të pini çaj, kafe apo ujë.
Dita e dytë: Supë dhe perime të gjelbra (të freskëta, me fletë apo të konservuara). Nuk mund të hani misër, bizele të gjelbër dhe fasule. Për darkë, patate të pjekura me vaj bimor.
Dita e tretë: Supë, pemë dhe perime, por pa patate.
Dita e katërt: Supë, pemë dhe perime, duke përfshirë banane dhe qumësht me përmbajtje të ulët yndyre.
Dita e pestë: Supë, mish të zier dhe domate.
Dita e gjashtë: Supë, mish të zier dhe perime (posaçërisht ato me fletë).
Dita e shtatë: Një pjatë supë, oriz të zier me perime, lëng pemësh.
Gjatë dietës pini më shumë ujë dhe kombinoni ushqimin me aktivitete të matura fizike. /Telegrafi/