Telegrafi

Supa Bonafide – e para në tryezën tuaj

Të shumta janë studimet që tregojnë se një pjatë supë para çdo ushqimi nuk do t’ju lë të ngopeni, si dhe ju bën që të ndiheni shumë të kënaqur me sasinë e ngrënë.

Kjo për shkak se me konsumimin e supës në fillim të një vakti do të ju bëjë të ndiheni të mbushur akoma pa kaluar në pjatat e tjera dhe në këtë mënyrë ju do të merrni më pak kalori.

Kështu do të qëndroni në formë pa pasur nevojë t’i futeni aventurave dhe regjimeve dietike, të cilat pa dyshim se janë goxha komplekse.

Por çfarë e bën një supë kaq të pëlqyer?

Hulumtimet e bëra tregojnë se konsumatorët duan që supat të jenë të cilësisë së lartë, me aroma tradicionale dhe përbërës bio.

Fatmirësisht, të gjitha këto elementë i përmbajnë supat më të reja vendore Bonafide, të cilat prodhohen nga kompania e njohur dhe me traditë të gjatë në tregun tonë, Ananas Impex.

Ka kohë që tregut tonë i mungonte një supë vendore, ndërsa Ananas Impex duke u mbështetur në përvojën e gjatë në prodhimin e erëzave, guxoi t’i futet këtij ushqimi shumë delikat.

Tani konsumatorët mund t’i provojnë këto supa në tri shije: të pulës, të viçit dhe me perime.

Përbërësit e supave Bonafide janë mjaft të ekuilbruar, që do të thotë se sasia e kripës, yndyrës dhe kalorive mbetet te normat mesatare, të cilat janë të pranueshme për shumicën dërmuese të konsumatorëve.

Përgatitja e supave të Bonafide është shumë e lehtë.

Mjafton të hidhni masën në një tenxhere me një litër ujë të vluar, ta lini për pesë minuta që të vlojë në temperaturë të ulët dhe e përzieni herë pas here.

Tërë kjo për të shijuar një supë autoktone me shije fantastike.

Qesja është shumë e lehtë për ta përdorur, që do të thotë se nuk do t’ju nevojiten fare gërshërët apo thika për ta hapur.

Mjafton ta grisni pjesën e sipërme që ajo të hapet. Nëse ruhet në frigorifer mund të konsumohet brenda shtatë ditësh.

Supat Bonafide mund të blihen në të gjitha supermarketet tona, ndërsa shumë shpejt ka filluar të shihet si zgjedhje e parë e konsumatorëve dhe pronarëve të restoranteve.

Ananas Impex kanë dashur që t’i përmbushë dy kërkesat themelore të konsumatorëve sa i takon supave: të jenë të shijshme dhe të gatuhen lehtë. Ata janë të bindur se këtë e kanë arritur në tërësi.

Bonafide – e para në tryezën tuaj.

Artikull i sponsorizuar