Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe rezultatet befasuese.
Phoenix Suns është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes, pasi kanë marrë fitore në TD Garden ndaj Boston Celtics.
Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 94:106 në të mirë të Suns.
Mikael Bridges ka qenë më meritori për fitoren e Suns në këtë duel pasi e mbylli ndeshjen me 25 pikë, dy kërcime e tre asistime.
Fundori veteran, Chris Paul shtoi 15 pikë të tjera, derisa qendra DeAndre Ayton kontribuoi me 14 pikë e 10 kërcime.
Te vendasit më i disponuari për lojë ishte Jaylen Brown me 27 pikë, tetë kërcime e katër asistime, derisa Jayson Tatum shtoi 20 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/