Telegrafi

Sunny Hill shpërblen fansat e Ledri Vulës – për ditëlindjen e tij mund të blejnë bileta me 20 për qind zbritje

Foto: Screenshot/Instagram

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill.

Festivali, i cili edhe këtë vit do të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës në Prishtinë, do të mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik.

Në ditën e sotme (e mërkurë) u konfirmua edhe pjesëmarrja e rap-artistit të njohur, Ledri Vula.

Ylli i muzikës feston ditëlindjen e 38-të, gjersa me këtë rast Sunny Hill ka vendosur që t’i shpërblejë fansat e tij.

Lexo po ashtu Reperi Stormzy - një tjetër prurje e mrekullueshme në Sunny Hill Festival

Ato do të kenë mundësi të marrin bileta me 20 për qind zbritje me kodin ‘Ledri20’.

Sunny Hill (Foto: Screenshot/Instagram)

Natyrisht, një gjest i mrekullueshëm dhe një mundësi tejet e mirë për të gjithë ata që akoma nuk kanë prerë biletat.

Ndërkohë, ua rikujtojmë yjet që do të performojnë sivjet: Stormzy, DJ Snake, Burna Boy, Kamal, Chloe Gallet, duke mos lënë anash artistët shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Buta, Yanina, Singi etj. /Telegrafi/