Kanë mbaruar katër net të jashtëzakonshme të Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Performanca spektakolare nga artistë ndërkombëtarë e të vendit ndriçuan skenën e festivalit.
Për këtë, nuk mungoi as reagimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai në llogarinë e tij në Facebook u shpreh admirues dhe falënderues për organizatorët dhe rininë shqiptare.
“Për katër netë Prishtina jonë ishte ndryshe. Emocion e kënaqësi me artistë të nivelit botëror”, u shpreh Rama.
Më tutje ai vazhdoi: “Rinia jonë më impresionoi edhe njëherë, me kulturën e pjekurinë e treguar. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës e asnjë incident i vetëm. Një rini e shoqëri shembull për gjithë botën”.
“Për organizimin e jashtëzakonshëm falënderoj menaxhmentin e Sunny Hill Festival dhe Dua Lipa për praninë dhe përkrahjen. Puna profesionale e Kosovo Police gjatë katër netëve ishte për çdo lavdatë”, shkroi Rama. /Telegrafi/