Telegrafi

Sunnery James dhe Ryan Marciano paralajmërojnë spektakël të nivelit botëror në Hangover (Video)

Dy prej top DJ-ve botëror të muzikës elektronike, Sunnery James dhe Ryan Marciano, përmes një video kanë paralajmëruar performancën e tyre në Hangover club në Gjakovë.

Dyshja e famshme e muzikës elektronike performojnë gjatë gjithë kësaj jave në resortet turistike në Spanjë dhe gjithandej në botë, kurse pas paraqitjes në festivalin më të madh në botë, Tomorroëland, ata do të zbarkojnë në Gjakovë më 22 korrik për një nga performancat më të mëdha të kësaj vere në vendin tonë.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Hangover, Sunnery James dhe Ryan Marciano paralajmërojnë spektakël të madh dhe një mbrëmje unike në ambientin e veçantë të Hangover club.

Biletat tashmë janë në shitje dhe janë me çmime promovuese dhe ato mund të gjenden në:
Gjakovë: Index, Cacoo
Prishtinë: Annex, Monroe
Pejë: Vintage, Green Bar
Prizren: Morea Bistro-Bar
Gjilan: Te Papaku

Telegrafi Events për këtë ngjarje të madhe ndan 30 bileta falas, ku fatlumët do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën e jashtëzakonshme që krijon dyshja me famë botërore. /Telegrafi/