Telegrafi

Suning: Do ta kthejmë Interin në top 10 klubet e botës

Grupi Suning nga Kina që mori pronësinë e shumicës së aksioneve të Interit, ka premtuar se do ta kthejë klubin Nerazzur në maje.

Kongolmerati kinez ka blerë 70 % të aksioneve të Nerazzurëve nga Moratti dhe Erick Thohir.

“Ne jemi një familje, është nder për Suningun që ka blerë Interin”.

“Eshtë një ekip i talentuar evropian me histori shekullore. Ne duam që këtë histori ta çojmë në nivel tjetër dhe të fitojmë trofe”.

“Ne jemi të bindur se do ta çojmë Interin në nivel tjetër. Tani Interi është pjesë e familjes Suning dhe ne do të tratojmë të gjithë si vëllezër. Ne do të investojmë te Interi dhe do të japim burime të pashtershme financiare që të kthehet në maje të futbollit botëror”.

“Ne duam që tifozët ta duan edh emë shumë ekipin dhe t’i bëjmë gjërat edhe më mirë”, u shpreh zëvëndëspresidenti i Suning, Sun Weimin. /Telegrafi/