Site icon Telegrafi

Suning premtojnë ringjalljen e Interit: Do t’i sjellim ngjyrat zikaltër në krye të botës

Drejtorët e Interit, Steven Zhang dhe Jun Liu premtojnë se do të ‘sjellin ngjyrat zikaltër përsëri në krye të botës’.

Përfaqësuesit nga pronarët e Suning Grupit janë zotuar për të shpenzuar më shumë kohë në Milano për të siguruar që hierarkia e klubit të jetë e afërt me ekipin dhe trajnerin e ri Stefano Pioli.

“Interi është një përgjegjësi e madhe për Suning. Ne ndjehemi shumë të përfshirë në këtë projekt. Qëllimi ynë është për të marrë rezultate pozitive në fushë dhe shpresa është që të arrijmë objektivat e mëdha. Është po aq e rëndësishme për të komunikuar energjinë e duhur për tifozët tanë”, kanë thënë anëtarët e bordit për Inter Channel, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ortaku i Morattit, aksionar i Interit – sulmon drejtuesit e klubit

“Interi është një klub futbolli italian me rrënjët në Milano dhe ky është prioritet për ne. Megjithatë, dëshira e Suning është të zhvillojë Interin diku tjetër në mënyrë që të bëjnë klubin më të fortë dhe për ti sjellë ngjyrat zikaltër përsëri në krye të botës”.

“Për fat të keq, është e vështirë për të fituar çdo ndeshje, por ne duam çdo person i vetëm në klub që të mishërojnë vlerat e Interit, të përhap një mesazh pozitiv për tifozët nga e gjithë bota. Kjo është filozofia jonë: Ne jemi ‘Vëllezërit e Botës’ dhe ne besojmë me pasion në këtë”, përfunduan drejtorët kinez të gjigantit italian.

Lexo po ashtu ‘Interi me Suning Group mund ta blejnë botën’

Steven Zhang konfirmoi gjithashtu se ai dëshiron që të mësoj italishten sa më shpejt të jetë e mundur, duke shpenzuar 70 për qind të kohës së tij në Itali me punën për klubin, ndërsa Jun Liu u emërua si CEO i ri, pasi kontrata e Michael Bolingbroke ishte ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version