Telegrafi

Suning i ka ofruar Morattit kthimin në Presidencë të Interit

Massimo Moratti thotë se ai i është kërkuar nga pronarët e rinj kinezë të Interit të kthehet në klub si President, por nuk e di ende se çfarë të thotë pas ofertës së tyre.

Moratti hoqi dorë nga presidencën e tij te Interi, kur ai shiti shumicën e aksioneve të klubit tre vjet më parë te Erick Thohir, por indoneziani që atëherë ka kaluar mbi 40 për qind të aksioneve të tij te Grupi Suning, teksa i kanë mbetur vetëm edhe 30 për qind të aksioneve që i ka blerë nga 71-vjeçari italian.

Lexo po ashtu Moratti lavdëron De Boerin

“Kthimi në Inter? Ata më kanë kërkuar mua. Të jesh president është një nder, por unë nuk e di atë që unë do t’ua them”, tha Moratti për Premium Sport, transmeton Telegrafi.

“Ka nostalgji për ndjenjat e njerëzve, tifozëve. Erick Thohir u përpoq të bëjë nënshkrime, edhe pse me vështirësi, për shkak të vështirësive në menaxhimin e një loje më të madhe se sa pritej”.

Lexo po ashtu Moratti: Suning do ta kthej Interin e madh

“Me kinezët, unë ndjehem i sigurt. Dëshira e tyre për të bërë mirë është e fortë”, përfundoi Presidenti legjendat i Interit. /Telegrafi/