Duken si çdo udhëtarë tjetër, që janë ulur në njërin nga trenat nëntokësor në Londër. Por, këta dy burra nuk janë si udhëtarët tjerë.
Burri në të djathtë është Lartmadhëria e Tij. Sheik Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara, si dhe udhëheqës i Dubait.
Tjetri që është ulur pranë tij, është Hamdan Bin Muhammed Al Maktoum, Princ i Kurorës në Dubai. Ky i fundit, e ka bërë një ‘selfie’ me babain e tij, për të cilin revista Forbes ka thënë se ka katër miliard dollarë, transmeton Telegrafi.
Princi e ka plasur në rrjete sociale një fotografi, nën thurjen: “Nga nëntoka e Londrës”.
Ata janë dukur në humor të mirë, teksa kishin lënë në shtëpi rrobat tradicionale dhe ishin veshur sikur udhëtarët tjerë në një ditë të zakonshme vere.
Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj shëtitje të pazakontë të sheikëve, që zakonisht udhëtojnë me vetura luksoze dhe me dhjetëra shoqërues. /Telegrafi/