Telegrafi

Sunderlandi mposht Liverpoolin

Vendasit arritën të fitojnë me rezultat minimal, me golin e vetëm të shënuar nga Darren Bent në fillim të ndeshjes (5’), mirëpo ata kanë mundur të fitojnë me rezultat më të lartë, po t’i kishte shfrytëzuar Bent dy raste shumë të mira përballë portierit Pepe Reina.

Liverpooli në këtë ndeshje luajti pa dyshen kryesore, Steven Gerrard dhe Fernando Torres, ndërsa edhe pse Rafa Benitez paralajmëroi fitore, ashtu nuk ndodhi. Kështu Të Kuqtë shënojnë humbjen e tretë radhazi (dy në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampionëve).

Ylli shqiptar Lorik Cana bëri një paraqitje solide në këtë ndeshje, duke luajtur në pjesën e parë si mesfushor, ndërsa në të dytën si qendërmbrojtës. Në këtë ndeshje ai u ndëshkua me karton të verdhë. /Telegrafi/