Telegrafi

Sunderlandi fiton bindshëm ndaj Wolves

Ekipi i kapitenit Lorik Cana kaloi në epërsi të dyfishtë, falë dy penaltive. Së pari Darren Bent shënoi në minutën e 9-të, ndërsa me të filluar pjesa e dytë nga pika e bardhë ishte i saktë edhe Kenwyne Jones (48’).

Por mysafirët barazuan shumë shpejt me autogolin e John Mensah (50’) dhe më pas me një gol nga Kevin Doyle (55’).

Vendasit megjithatë kërkuan me ngulm fitoren, dhe e arritën atë duke shënuar tre gola të tjerë. Jones shënoi golin e dytë të tij (70’), para se Michael Turner të shtojë epërsinë pas tre minutash tjera. Edhe Bent shënoi golin e dytë në ndeshje, për të vulosur rezultatin në kohën shtesë.