Telegrafi

Sunderland kërkon shërbimet e Atdhe Nuhiut

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është duke u kërkuar nga Sunderlandi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Shtatlarti i Sheffield Wednesdayt shihet si përforcim i duhur i sulmit të “Maceve të Zeza”.

Kështu raporton e përditshmja angleze “The Star”, e cila shkruan se skuadra e Championship është tejet e interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.

Por, për këtë të fundit ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Jos Luhukay, i cili ka pohuar se nuk di për këtë interesim për ish-skuadrën e Ligës Premier.

“Nuk e di për interesimin e Sunderlandit. Jam shumë i lumtur me Atdheun dhe e pamë të premten kundër Readingut kur realizoi dy gola”.

“Shpresoj që të shtunën dhe në ndeshjet e ardhshme ai të realizojë për ne”, ka thënë Luhukay.

Ndryshe, Athedu në të kaluarën ka luajtur edhe për Rapid Wienën, Eskisehirsporin dhe Austria Karnten. /Telegrafi/