Telegrafi

Sunderland interesohet për Suarez

Mirror ka shkruar se menaxheri Steve Bruce tashmë ka filluar të bëjë një listë të lojtarëve të cilët dëshiron t’i sjellë në Stadiumin e Dritave dhe në mesin e tyre është ylli i Ajaxit, Suarez.

Gazeta britanike shkruan se vëzhgues të klubit anglez e kishin përcjellë sulmuesin uruguaian në fitoren 3-1 të Uruguait ndaj Zvicrës më herët gjatë këtij muaji.

Suarez shënoi në atë ndeshje dhe Bruce e di se 23-vjeçari, që është një prej sulmuesve më të spikatur në kampionatin holandez, do t’i kushtojë shumë para, pasi shumë ekipe evropiane kanë drejtuar shikimin kah ai. /Telegrafi/