Telegrafi

Sunderland interesohet për Maxi Lopez

Journal shkruan se ish-sulmuesi i Barcelonës i është ofruar Maceve të Zeza nga klubi në krizë, Catania. 26-vjeçari ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje në Serie A në sezonin e kaluar dhe së fundi është lidhur me një kalim në Juventus.

Edhe pse ai dëshiron të mbetet te Catania, klubi kuptohet se ia ka ofruar atë disa klubeve të Ligës Premier, përfshirë edhe ish-klubin e Lorik Canës, Sunderland. /Telegrafi/