Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka prezantuar sot në Parlamentin Britanik një plan me pesë pika për menaxhimin e krizës së emigrantëve.
Ai ka premtuar më shumë njerëz të angazhuar për të ndihmuar në dëbimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sipas një plani të prezantuar nga Sunak, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.
Zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen gjithashtu në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të re qeverinë shqiptare.
Kryeministri britanik prezantoi planin me pesë pika për largimin e emigrantëve shqiptarë.
Së pari, do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca. Së dyti, emigrantëve ilegale do t’u ndalohet të hapin llogari bankare. Së treti, azilantët nuk do të strehohen më në hotele, por në konvikte dhe magazina ushtarake. Së katërti, punonjësve që trajtojnë rastet e azilit do u bëhet shumë e qartë se Shqipëria është vend i sigurt. Ata që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, duhet ta provojnë këtë, tha Sunak.
Dhe së pesti, në fillim të vitit të ri qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në MB ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil në Britani, raporton euronews.al.
Kjo është një politikë që Suella Braverman, sekretarja e brendshme, propozoi në konferencën e konservatorëve. /Telegrafi/