Hajvalia ka investuar shumë në skuadrën e femrave, duke ia marrë Prishtinës të gjithë skuadrën.
Drejtori spotiv i Hajvalisë, Xhavit Pacolli shpreson që më Sunaj Keçin të shpallen kampion, transmeton KL.
“Kemi shumë besim të Sunaji që do ta ndjekë rrugën e vëllait të tij Suadit, që ishte trajner i KFF Prishtinës dhe do të shpallet kampion me Hajvalinë. Ndërsa Emin Bajrami do të punojë në shkollën e futbollit”, deklaroi Pacolli.
Hajvalia javë më parë ka ndryshuar edhe trajnerin në skuadrën e parë te meshkujt, ku në vend të Mentor Miftarit u rikthye Ismet Munishi.