Site icon Telegrafi

‘The Sun’: Xherdan Shaqiri në lidhje me bukuroshen Dhurata Ahmetaj

“Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar” – kështu e nis shkrimin e përditshmja britanike The Sun, dedikuar lajmeve që përfliten për një lidhje të mundshme mes futbollistit të nohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.

“Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është i lindur në Gjilan të Kosovës”, citon më tej mediumi britanik.

Dhe raportet në vendin e Evropës Lindore tani insistojnë se ai ka krijuar një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj.

Bukuroshja brune, 27 vjeçe, ka publikuar vazhdimisht ‘selfie’ nga Londra në Instagram.

Fotografitë e fundit nga kryeqyteti datojnë në janar, mars dhe në fillim të këtij muaji.

Një fotografi e publikuar të martën është zbukuruar me komentet e ndjekësve të saj për Shaqirin.

Çifti i ri janë bërë biseda më e përfolur e mediave zvicerane, shqiptare dhe atyre kosovare.

Xherdan Shaqiri (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Lëndimi i Shaqirit ka ndikuar që ai të ketë vetëm dhjetë paraqitje këtë sezon duke shenuar vetëm një herë. Aktualisht ai është i lënduar dhe largimi i tij nga Liverpooli pritet të ndodhë në këtë verë.

Xherdan Shaqiri (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shaqiri është kontraktuar me Liverpoolin deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version