Telegrafi

The Sun shkruan për Erjona Sulejmanin: Çfarë ka që nuk shkon, modelja shqiptare deklaron se ka shumë futbollistë homoseksualë dhe e quan normale këtë

E përditshmja britanike, The Sun, i ka dedikuar një artikull të gjatë modeles Erjona Sulejmani, e cila ka pohuar në mënyrë sensacionale se ka shumë futbollistë homoseksualë, por thotë se nuk e kupton pse homoseksualizmi është akoma problem.

Shqiptarja e cila më parë ishte e martuar me ish-mesfushorin e Napolit dhe atë të Përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili – gjithashtu foli për vështirësitë me të cilat përballet një nënë beqare.

Xhemaili u divorcua nga Sulejmani, 32 vjeçe, në vitin 2018 pasi ajo deklaroi në mënyrë të famshme se burri i saj është i keq në shtrat, duke bërë që 33-vjeçari të tallet nga shokët e tij të skuadrës.

Erjona Sulejmani, ish-e dashura e Blerim Xhemailit (Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

Ajo deklaroi: “Seksi para ndeshjeve? Futbollistët nuk janë dashamirës të shkëlqyeshëm. Ata preferojnë ta bëjnë vetë”.

Dhe bukuroshja brune tani ka pohuar se ka shumë futbollistë që i njeh nga afër dhe që e di se e bëjnë një gjë të tillë.

Duke folur për gazetën serbe, Srbija Danas, ajo tha: “Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll”.

Sulejmani gjithashtu foli rreth vështirësisë së të qenit një nënë beqare, pasi ajo insistoi që edhe pse gjithmonë do ta dojë Xhemailin si babanë e djalit të saj, ajo nuk e pëlqen atë më si person.

Ajo shtoi: “Kam takuar burrin tim në kohën kur u bëra ‘Miss Albania’. Kur ai më tha që ishte një futbollist mendova: Mjerisht, nuk dua të jem me ty”.

“Sot, kur unë jam një grua e lirë dhe e lumtur, thjesht kuptova se sa e vështirë është jeta e gruas së një futbollisti. Ju neglizhoni jetën tuaj, ju ndryshoni vendet, qytetet, punët”, tregoi ajo.

“Unë e dua atë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe e respektoj. Unë dua që ai të bëjë çfarë të dojë, por nuk më pëlqen më”, tha Erjona më tej.

Ajo ndau mendime të ngjashme kur u intervistua nga SunSport gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018, ku zbuloi se do të brohoriste për ish-dashnorin e saj, që luan për Zvicrën përkundër ngjarjeve që dyshja kanë pasur në jetën e tyre private. /Telegrafi/