Site icon Telegrafi

The Sun raporton për tifozin special të Liverpoolit nga Kosova – 17 vite pa i prerë flokët

Mediumi britanik The Sun i ka kushtuar një artikull të veçantë Ukë Krasniqit, tifozit të Liverpoolit nga Kosova.

Tifozi shqiptar njihet si një përkrahës i flaktë i The Reds, e që jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Angli ka arritur të njihet për një sakrificë të madhe për skuadrën e tij të zemrës.

The Sun ka marrë në intervistë Krasniqin, që nuk i ka prerë flokët e tij që 17 vite, duke dhënë premtimin se nuk do t’i presë ato, derisa Liverpooli të shpallet kampion.

Lexo po ashtu Tifozi shqiptar i Liverpoolit do t’i shkurtojë flokët pas 17 vitesh në momentin kur Henderson ngrit trofeun

“Ne ishim shumë afër titullit dhe nën urdhrat e Jurgen Kloppit po bëni mirë. Por, sërish ishte Manchester City, një skuadër fantastike, me një trajner të mrekullueshëm po ashtu, ishte e vështirë të fitonim titullin”, ka thënë ai për mediumin britanik.

“I kujtoj Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe të gjithë trofetë e tjerë, por edhe pse me pandeminë, më në fund do të fitojmë atë”.

“Kam pritur shumë gjatë për këtë moment dhe e kam thënë se sa gjatë të jetë edhe pse kam pasur disa momente zhgënjyese, por më në fund jemi aty”, ka shtuar më tej Ukë Krasniqi.

Chelsea e mposhti Manchester Cityn 2-1 të enjten e kësaj jave, duke i mundësuar Liverpoolit që shtatë xhiro më herët të fitojë titullin e 19-të në histori të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version