Është kthyer në një shqetësim prej kohësh tashme në Britaninë e Madhe të kriminelëve shqiptarë që po dominojnë në tregun e kokainës.
Mediumi “The sun” ka publikuar në një shkrim fotot e disa të rinjve shqiptarë që jetojnë në Londër dhe bëjnë selfie me paratë për tua dërguar familjarëve në Shqipëri.
“Kriminelë nga shteti i varfër i Ballkanit po mburren në mediat sociale duke treguar se janë të lumtur që do të kthehen në shtëpi me paratë e tyre”, shkruhet në artikullin e ‘’The Sun”, përcjell opinion.al.
Artikulli i medias britanike vijon duke thënë se Agjencia Kombëtare e Krimit Britanisë e ka quajtur fluksin e këtyre kriminelëve “një kërcënim të rëndësishëm” për shkak të drogës dhe lidhjeve që janë krijuar me Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit seksual.
Mes tyre, në fotografi shihet edhe Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash.
Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë funta, është zbuluar nga policia.
Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për kontrabandimin e 60 grave në prostitucion, është parë të mbajë një pako shënimesh nën divanin e tij, shkruan “The Sun”.
Ardi Beshiri, u burgos kur në çorapet e tij u gjet kokainë, dhe një grumbull parash iu gjet përderisa po e mbante në shpatullën e tij.
Një imazh tjetër shfaqë, Bes Besiajn i cili përpiqet të “hante” një grumbull të madh të hollash.
Olsi Behluli
Ardi Beshiri
Bes Besiaj
Luan Plakici