Eva Murati është prezantuesja e talentuar televizive që ndez ekranet në Shqipëri.
28-vjeçarja është një aktore, prezantuese dhe modele e suksesshme në vendlindjen e saj.
Ylli në rritje Eva është përgjigja e Shqipërisë për Laura Woods, si prezantuesja e tyre kryesore në netët e Champions League, shkruan The Sun.
Ylli me origjinë nga Elbasani, e cila flet rrjedhshëm italishten, prej vitit 2017 prezanton të gjithë aksionin më të madh europian për Tring TV.
Ajo ka krijuar një bazë të madhe fansash në rrjetet sociale në këtë kohë, duke u mburrur me afro një milion ndjekës në Instagram.
Përpara se të niste karrierën e saj në showbiz, Eva në fakt u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës.
Ajo filloi karrierën e saj televizive në moshën 18-vjeçare, duke përdorur aftësitë e saj gjuhësore në një program shqiptaro-italian.
Pasi bëri hapat e saj të parë në botën e prezantimit, Eva mori kohë për të ndjekur aktrimin.
Ajo luajti në një seri filmash dhe shfaqjesh televizive, përpara se të kthehej në detyrat e prezantueses në “Finding Miss Universe” në 2016.
Përveç prezantimit të konkursit të bukurisë, Eva ka bërë edhe mjaft modeling të sajin. /Telegrafi/