The Sun është mediumi i radhës që ka shkruar për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Mediumi anglez raporton se krerët e futbollit kosovar janë duke bërë të pamundurën që t’i bëjnë lojtarët dhe tifozët anglez të ndihen mirë në vendin tonë.
Banerët që janë vendosur në disa vende të ndryshme në Prishtinë, tregojnë për mbështetjen e madhe që kosovarët po i japin Raheem Sterlingut, Marcus Rashfordit, Jadon Sanchos, e shumë lojtarëve të tjerë të ‘Tre Luanëve’.
Vendi i vogël në Ballkan ka lëshuar edhe disa pamje nga mbajtja e së lules që anglezët e mbajnë në kujtim të rënëve dhe luftëtarëve të tyre.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e madhe për vendin tonë dhe kjo është mënyra se si ta shprehim falënderimin për Britaninë e Madhe që na ndihmoi në luftën e vitit 1999.
“Ne jemi gjithmonë falënderues për atë se çfarë keni bërë për vendin tonë”, ka thënë i pari i futbollit në vendin tonë.
“Ne dëshirojmë që ta përdorim këtë ndeshje që të themi faleminderit ndaj Anglisë dhe Britanisë për ndihmën që na kanë ofruar”.
“Sa i përket kualifikimit, ai nuk ka asnjë efekt për ne por është ende një ngjarje e madhe sportive për vendin”.
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për shkak të marrëdhënieve politike midis vendit tonë dhe Britanisë, të cilët ishin një nga ndihmësit tanë kryesorë gjatë dhe pas luftës”.
“Ne kemi shumë njerëz që jetojnë në Angli”.
“Ne kemi bërë maksimumin për t’ju dhënë disa njerëz të famshëm shumë të mirë nga bota e muzikës si Rita Ora dhe Dua Lipa – dhe ju gjithashtu keni Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin atje”.
Lojtarët e Kosovës u fyen në baca racore në humbjen e tyre 2-1 ndaj Çekisë të enjten, një humbje që do të thotë se ata mund të kualifikohen në Euro 2020 vetëm përmes play-off-it të Ligës së Kombeve.
Ademi shtoi: “Ne jemi gjithmonë kundër racizmit, por duam t’i tregojmë botës të dielën nuk ka vend për urrejtje”.
“Ne kemi ndjerë luftë dhe aq shumë racizëm. Ne nuk duam që dikush tjetër të duhet ta kalojë atë”.
“Kjo ndeshje do të jetë një mesazh që çdo lojë futbolli duhet të jetë argëtuese. Unë dua të them për njerëzit e Anglisë se ky vend është shtëpia juaj. Do të ndjeheni të sigurt”.
“Unë gjithashtu dua ta uroj Anglinë për kualifikimin”, ka shtuar më tej Ademi. /Telegrafi/