Site icon Telegrafi

Sumomomomomomomomo ia del më në fund! Kali që ‘i bën komentuesit të qajnë’ me emrin e tij interesant, arrin fitoren e parë në Japoni

Një kalë që i bën ‘komentuesit e garave të qajnë’ me emrin e tij Sumomomomomomomomomo ka fituar fitoren e tij të parë në Japoni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët japonezë të garave me kuaj festuan pasi kali bëri një rritje dramatike për të fituar në hipodromën Oi të Tokios të hënën, duke fituar në garën e 12-të të karrierës së tij.

Emri qesharak i kalit e ka bërë atë një fenomen të mediave sociale në Japoni, me fansat dhe personazhet televizivë të rreshtuar për të brohoritur fitoren e tij të parë, shkruan DailyMail.

“Më në fund fitoi – kali me emrin që i bën komentuesit e garave të qajnë!”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

Emri thuhet se bazohet në një “fjali të vështirë” japoneze “Sumomo mo momo, momo mo momo, sumomo mo momo momo momo no uchi”, që do të thotë “kumbullat janë pjeshkë, dhe pjeshkat janë pjeshkë, dhe kumbullat dhe pjeshkat janë të dyja lloje të pjeshkës”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GESHg-OrGPI&t=69s

Exit mobile version