Në periferinë V.S.Bato-Shkup, në një parking, mbrëmë rreth orës 22:30, disa persona të panjohur e kanë sulmuar 17 vjeçarin dhe i kanë vjedhur qaforen prej ari, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sulmuesit i janë afruar nga prapa dhe pa asnjë arsye e kanë rrahur dhe pasi e kanë grabitur, kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Janë marrë masa për qartësimin e rastin dhe gjetjen e personave. /Telegrafi/