Tingujt e muzikës tekno do të godasin parkun e Gërmisë me 19 e 20 gusht.
Artistë nga Gjermania, Suedia e Greqia do të performojnë për dy net në edicionin e dytë të “The Summit Fest”.
Festival organizohet nga MODUS Events & Entertainment, ngjarje kjo që do përçoj asgjë tjetër përpos energjisë pozitive.
Nga Berlini në Kosovë vjen Philip Bader e nga Suedia Joel Mull. Prej Gjermanisë vjen Mirëlinda dhe Konstatin Sibolt, ndërsa nga Greqia presim artistin e ri, George Adi.
Eventit nuk do t’i mungojnë emrat nga Kosova e Shqipëria, ku për herë të parë Prishtina e pret artistin shqiptar, Liam Mandiaro.
Maestrot kosovarë Toton, Vegim e Flekitza dhe talentet e rinj Drenique e Jimmy Haze.
“The Summit” premton shumë serotoninë përgjatë dy ditëve festival! /Telegrafi/