Telegrafi

Suma: Rritet fluksi i qytetarëve në pikën kufitare në Han të Elezit

Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar qarkullimi i qytetarëve pa teste në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se gjatë ditës së sotme është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve që kanë kaluar nëpër pikën kufitare.

“Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar qarkullimi i lirë në të dy anët e kufirit. Sot është vërejtur një fluks i madh nga dy anët e kufirit. Besoj se kanë qenë gjenerata të ndryshme për shkak se dihet që krejt Kosova kemi lidhje të ndryshme farefisnore”,tha Suma, për Klan Kosova.

“Kemi nxënës dhe studentë në të dy anët e kufirit që kanë nevojë t’i vizitojnë familjarët e tyre”.

“Është e vërtete se bizneset përgjatë magjistrales përfitojnë, sepse 90 për-qind e punës së tyre shtohet prej kalimtarëve”, tha ai.