Telegrafi

Suma përshëndet vendimin për anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit.

PZAP e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Lexo po ashtu PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit - dyshohet se pati shitblerje të votave

Pas këtij vendimi të PZAP ka reaguar kandidati Rufki Suma.

“Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka qenë i drejtë pasi që kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ditën e zgjedhjeve ka qëndruar në secilën qendër votimi që është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Suma në një pronocim për Telegrafin.

Suma thotë se kandidati i PDK-së nuk e ka mohuar që ka vizituar qendrat e votimeve ditën e  zgjedhjeve por thotë se është arsyetuar kinse ka qenë shef i shtabit zgjedhor./Telegrafi/