Site icon Telegrafi

Sulmuesit e armatosur rrëmbyen shumë studentë në Nigeri

Njerëz të armatosur mësynë një kolegj në Nigeri herët këtë mëngjes dhe rrëmbyen shumë studentë, tha për reuters një zëdhënës i guvernatorit. Ai nuk specifikoi numrin e studentëve të rrëmbyer.

Sulmuesit hynë në Kolegjin Shtetëror të Shkencave në rrethin Kagar dhe kaluan sigurinë e shkollës, pas së cilës i morën studentët, thonë vendasit.

Presidenti nigerian, Muhammadu Bukhari dënoi sulmin dhe rrëmbimin gjersa urdhëroi shërbimet e sigurisë të kryejnë një operacion shpëtimi.

Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin dhe rrëmbimin e studentëve, raporton cnn.

Në veri të Nigerisë, ekstremistët e grupit islamik, Boko Haram, Shteti Islamik, si dhe grupe të tjera të armatosura. /Telegrafi/

Exit mobile version