Site icon Telegrafi

Sulmuesi zhvishet dhe ik prej vendit të krimit pas vrasjes së 35 personave në Stamboll (Foto/Video)

Shteti turk vitin e ri e nisi me viktima si pasojë e një sulmi terrorist. 

Të paktën 35 persona, mesin e tyre edhe një polic, kanë vdekur dhe 40 të lënduar pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.

Lexo po ashtu Momenti kur terroristi kreu sulmin në Stamboll (Video)

Sulmuesi ishte maskuar me veshje të Babadimrit, të cilët i ka zhveshur pas kryerjes së sulmit, transmeton Telegrafi.
Këtë moment e kanë xhiruar edhe kamerat e pranishme në lokal dhe kjo përmes tyre pritet të identifikohet atentatori.

Lexo po ashtu Atmosferë festive brenda lokalit para sulmit terrorist në Stamboll (Foto/Video)

Ndryshe, tashmë është identifikuar edhe polici i vrarë pas sulmit dhe bëhet fjalë për 32-vjeçariin Burak Yildiz. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Pamjet e para pas sulmit terrorist në Stamboll, të paktën 35 të vdekur (Video,+18)

Exit mobile version