Blerja e fundit e klubit britanik Cardiff City, argjentinasi Emiliano Sala është zhdukur, ku aeroplani i tij i nisur nga Franca për në Uells është zhdukur nga radarit.
Ai ishte kthyer në Nantes për tu përshëndetur me shokët e ekipit, ku kishte qëndruar katër vite, nga viti 2015 deri në vitin 2019.
Kërkimit janë duke vazhduar dhe ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Transferimi i lojtarit u zyrtarizua ditë më parë, Natnes e shiti për 17 milionë euro. Ky ishte transferim rekord për Cardiffin.
Sala te Nantes ka qenë bashkëlojtarë me kapitenin legjendat të Kombëtares shqiptare, Lorik Canën dhe anësorin këmbëshpejtë, Emir Lenjanin.
Cana dhe Lenjani kishin qëndruar për një vit me këtë klub ku sulmuesin e kishin bashkëlojtar.
Për Canën ka qenë një rikthim në Francë, pas aventurave me Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.
Ndërsa Lenjani ishte huazuar nga Rennes.
Dyshja shqiptare gjithmonë e kanë cekur se kanë kaluar mirë në klubin e verdhë, shkruan Telegrafi.
Edhe presidenti i Nantes, Waldemar Kita ka folur për rastin e zhdukjes së lojtarit.
“Ai ka qenë i qetë, i këndshëm dhe djalosh i dashur për të gjithë. AI ka qenë plot respekt. Tani mendoj për familjen e tij dhe shokët”, ka deklaruar ai.
Lojtari kishte shpërthyer këtë edicion në Ligue 1 ku kishte shënuar 12 gola. /Telegrafi/