Telegrafi

Sulmuesi i Wolves, Pedro Neto bën huqjen e vitit në portën e zbrazët

Pedro Neto ka bërë një huqje të madhe në portën e zbrazët në ndeshjen e Wolverhampton Wanderers ndaj Espanyolit.

Wolves është mposhtur në udhëtim te klubit katalunas me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Megjithatë, klubi anglez ishte me fat pasi fitorja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë e kualifikoi atë tutje me rezultat përfundimtar 6-3.

Lexo po ashtu Ruben Neves shënon njërin nga golat më të bukur në botë këtë vit, vole e mahnitshme nga 25 metra

Në takimin e zhvilluar në Kataluni, Wolves ishte afër të fitonte, por sulmuesi i tyre Pedro Neto bëri huqjen e vitit.

Neto i inkuadruar në minutën e 64-të doli në rast të qind për qind pas një gabimi të mbrojtësit dhe kaloi portierit në minutën e 87-të.

Por, edhe pse në portën e zbrazët, ai nuk arriti të fus topin në rrjetë, ndërsa pas këtij rasti vendasit shënuan golin e fitores.

Huqja e 19-vjeçarit ka bërë bujë në rrjetet sociale. /Telegrafi/