int(1) Sulmuesi i Wolfsburgut refuzoi të nënshkruante fanellën me ngjyrat e ylberit dhe trazoi Gjermaninë me një mesazh - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Wolfsburgut refuzoi të nënshkruante fanellën me ngjyrat e ylberit dhe trazoi Gjermaninë me një mesazh

Sulmuesi gjerman, 33-vjeçari Kevin Behrens u gjend në qendër të vëmendjes së mediave vendase pasi refuzoi të firmoste një fanellë me motive ylberi.

Përkatësisht, në javën e fundit të shtatorit, klubi i tij Wolfsburg kërkoi nga lojtarët që të nënshkruajnë artikuj për tifozët, gjë që është praktikë e shumë klubeve për qëllime marketingu.

Një prej tyre ishte edhe Behrens dhe ndër të tjera, të firmoste fanellën me të cilën klubi dëshiron të japë shembull diversiteti dhe tolerance.

Fanella e projektuar posaçërisht përmbante logot e klubit, sponsorët, numrat dhe emrat në ngjyrat e ylberit.

Megjithatë, sipas Sport Bild, Behrens refuzoi të nënshkruante fanellën disa herë, duke thënë: “Unë nuk do të nënshkruaj atë lloj m*** homoseksualësh”.

 

Sektori i sportit u informua menjëherë për incidentin, kështu që Behrens duhej të fliste me drejtorin Sebastian Schindzielorzu.

Dyshohet se sulmuesi tha se nuk kishte neveri ndaj homoseksualëve dhe në fund kërkoi falje. Situata thuhet se kaloi pa sanksione.

Meqë ra fjala, Behrens mbërriti në Wolfsburg nga Union Berlin në janar në një transferim prej 2 milionë eurosh dhe këtë sezon luajti vetëm 42 minuta. Ai ka bërë një paraqitje për kombëtaren gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version