Telegrafi

“Sulmuesi vetëvrasës” viziton bazën ushtarake për Halloween

Një person është munduar të hyjë në një bazë ushtarake i veshur me kostum të një sulmuesi vetëvrasës, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë të bazës ushtarake Fort Bragg në Karolinën Jugore, duke shtuar se në atë bazë gjenden njësitë speciale të ushtrisë amerikane, transmeton lajmi.net.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte hyrë në bazë i maskuar me një jelek të kamikazëve të mbushur me eksploziv të rrejshëm.

Por me tu takuar me ushtarët që po patrullonin në hyrjen kryesore janë thirrur njësitet për dominim si dhe është mbyllur hyrja kryesore e bazës ushtarake.

Zyrtarët e lartë të bazës besohet se kanë filluar hetime në lidhje me këtë incident, edhe pse ushtari menjëherë e kishte pranuar se kishte dashur të tallet për festën e shtrigave.