Kosova sonte do të takohet me kombëtaren turke në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.
Përfaqësuesja jonë zhvillon takimi e radhës së kualifikueseve në stadiumin shkodran “Loro Boriçi”.
E në mesin e lojtarëve aktivë të ekipin kombëtar turk golashënuesi më i mirë është Burak Yilmaz, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit ka numrin e njëjtë të shënimeve, gjegjësisht ndan vendin e dytë me Tuncay Sanli me 22 gola.
Ndryshe, sulmuesi me më së shumti gola të realizuar është prishtinasi Hakan Sukur, i cili në 112 paraqitje ka shënuar 41 gola. /Telegrafi/