Site icon Telegrafi

Sulmuesi i truprojës së Spasovskit dënohet me dy vite e 10 muaj burg

Gjykata Penale në Shkup sot e dënoi me 2 vite e 10 muaj burg, Petre Zhezhovskin nga Shkupi, pasi ai pranoi fajin për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.

Dje në gjykatë u mbajt seancë pas pranimit të fajit, ndërsa është udhëhequr nga gjykatësja Olja Ristova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aktgjykim thuhet se i dënuari Zhezhovski fizikisht ka sulmuar zyrtarin policor, e ka kapur për fyti dhe i ka thënë: “kë e fsheh ti, kë e mbron”.

Më pas ai është drejtuar në sallën e konferencave në Kuvend, ku ka sulmuar fizikisht truprojen e Oliver Spasovskit, Sasho Tasevski.

Kjo është hera e tretë që të dyshuarit për 27 prillin pranojnë fajin, pas Vasko Cungarevski dhe Dimitar Poposki./Telegrafi/

Exit mobile version