Site icon Telegrafi

Sulmuesi me thikë në Paris me prejardhje çeçene, ISIS merr përgjegjësinë

Autoritetet franceze kanë deklaruar se sulmuesi me thikë në Paris mbrëmjen e së shtunës ishte qytetar francez i lindur në një rajon të Çecenisë së Rusisë më 1997.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia pas vrasjes së një personi 29 vjeçar dhe plagosjes së disa personave në lagjen Opera Garnier të Parisit.

Prindërit e sulmuesit janë ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin për terrorizëm.

Ministri i Brendshëm francez mbajti mbledhjen e sigurisë më 13 maj për të adresuar sulmin.

Lexo po ashtu Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, policia vret autorin (VIDEO)

Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së tyre të lajmeve “Amaq”, pohoi se sulmuesi ishte një nga “ushtarët” e tyre.

Pas sulmit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca sërish “paguajti çmimin e gjakderdhjes”, por që nuk do të dorëzohen ndaj “armiqëve të lirisë”.

Prokurori francez Francois Molins tha se autoritetet që luftojnë terrorizmin po hetojnë sulmin, ndërkaq dëshmitarët kanë theksuar se i dyshuari ka thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në gjuhën arabe.

Franca ishte cak i sulmeve terroriste viteve të fundit, që përfunduan me shumë viktima.

Exit mobile version